40 Keshilla Bukurie per cdo Problem

1. Lëkura problematike. Lëkura delikate skuqet lehtë dhe bëhet e thatë. Për ta shmangur këtë situate sa më parë përdorni një qumësht për fytyrën, pas kësaj fytyrën do ta lyeni me krem hidratant që qetëson lëkurën dhe e rrit elasticitetin e saj natyral.

2. Rrethi i hundës. Edhe përballë pastrimit ditor në poret e hundës vazhdimisht mblidhet yndyra dhe papastërtia, këto e ngarkojnë hundën dhe rrethin e saj duke krijuar mitisera. Si ndihmë e parë do t’ju shërbejnë xheli scrub për fytyrë të cilët lidhin papastërtinë rreth hunde dhe e hedhin jashtë.

3. Lëkura e lodhur. Nëse fytyra juaj është e thatë, për një moment mbyllni sytë dhe spërkateni me ujë të vakët. Kur të mbërrini në shtëpi merrni gjysmë litre ujë të vluar, e vendosni në një enë mesatare, hidhini disa qese çaj kamomil, vendosni një peshqir mbi kokë dhe mbi enë qëndroni 10 min. Pas kësaj lëkura do të duket më e përmirësuar.

4. Ndihmë nga herpesi. Herpesi lajmërohet gjithë herë në kohën më të vështirë, prej stresit dhe atëherë kur trupi lufton me temperaturën e lartë . Nëse vëreni se keni herpes sa më shpejt lyeni me krem që përmban aciklovir. Nëse këtë nuk e keni në shtëpi, atëherë lyeni me pastë për dhëmbë.

5. Sytë e fryrë. Nga frigoriferi nxirrni dy qeska të vogla të cilat i keni ftohur vetëm 10 min, i mbuloni sytë dhe qëndroni 10 min , pasi t’i largoni qeskat do të fillojë të tërhiqet të fryrit e syve, ndihmë do t’ju bëjë edhe një masazh me gishtërinj në kapak të syve në mes të vetullave drejt syve. Për një rezultat më të mirë mund të përdorni vazhdimisht krem specifik për sytë, shërben për parandalimin e rrudhave dhe për një shkëlqim që ju tregon më të freskët.

6. Heqja e tepërt e vetullave. Nëse në vendin ku kanë qenë qimet e vetullës më shumë nga heqja e tepërt kanë mbetur rrathë dhe skuqje e tepërt, këtë vend mund ta ngjyrosni me një laps ngjyrë kafe të çelët.

7. Lodhja rreth syve. Sytë do t’ju duken shumë të freskët dhe të pushuar nëse i mbuloni me dy rrathë tranguj, në këtë mënyrë mund ta bëni edhe me ekstrakt të trangujve të cilin do ta vendosni rreth syve si krem.

8. Buzët e plasaritura. Në këtë vend lëkura është më e hollë se në pjesët tjera të trupit, i lyeni buzët me mjaltë, për një moment buzët e juaja kanë fituar kujdesin e nevojshëm dhe është e nevojshme që gjithë herë t’i lyeni me mjaltë. Nëse vazhdimisht përdorni labelo i cili është i njohur me ndikimin shërues, buzët tuaja kurrë nuk do të jenë të plasaritura.

9. Hija rreth syve. Si ndihmë e parë do t’ju mbulojë vetëm korrektori, zgjidhni korrektorin me nuancë më të hapur se toni i fytyrës tuaj.

1o. Vetullat e dalluara. Pasi të lyhen flokët vetullat duken shumë të errëta, nuk duken mirë, me një copë vatë me qumësht për pastrimin e fytyrës do t’i fërkoni vetullat, do të befasoheni pas kësaj.

11. Bardhësia e fytyrës. Bardhësinë do ta largoni me një krem e cila e bënë fytyrën më të errët, mundësia e dytë: mbi kremin e ditës të vendosni pudër të lagët në ngjyrë toke.

12. Shkëlqimi i faqeve. Faqet i keni lyer me shkëlqim dhe tashmë ju duket vetja se po shkëlqeni shumë. Këtë problem do ta largoni nëse në fytyrë do të vendosni një pudër pluhur shumë të hapur që do ta largojë shkëlqimin.

13. Rrudhat në ballë. Pak ushtrime të fytyrës do t’ju ndihmojnë për këto rrudha. Vendosni shuplakët e duarve në ballë, pjesa e poshtme e shuplakës të bie mbi vetulla dhe ngriheni lëkurën me duar nga lartë poshtë dhe me një fortësi t’i mbani duart për pak kohë, pastaj shikoni poshtë me sy duke ngritur ballin lartë këtë ushtrim e përsëritni 10 herë, në fund lëshoni fytyrën. Pas 2 min këtë ushtrim e bëni edhe me vetulla poshtë e lartë.

14. Hija e kapakëve të syrit. Për t’u shpërndarë më mirë hija rreth syve duhet që ta lyejmë më parë syrin me një shtresë kremi, mbi të vendosim pudër pluhur, pastaj hijen.

15. Lëkura e shndritshme. Pastroni fytyren tuaj me scrub dhe vendosni kremra per lekura te yndyrshme dhe me ta kaloni nëpër lëkurën e fytyrës që yndyra e tepërt të humbas.

16. Lodhja. Lyeni duart me pak krem dhe në mënyrë ritmike bëni masazh pjesës së gishtit tregues dhe gishtit të unazës. Ndani patjetër disa minuta për këtë lloj masazhi. Dilni në ajër të pastër merrni frymë thellë.

17. Gjumi i dobët. Për të qenë i qetë dhe për të kaluar natën mirë, para se të bini në krevat bëni një regjistrim të punëve të nesërme. Para se të flini, ajroseni mirë dhomën, temp e ajrit nuk duhet të jetë mbi 18 gradë, errësoje dhomën në të cilën flini, do të bëni një gjumë të lehtë.

18. E padisponuar. I buzëqeshni vetes në shikimin e parë në pasqyrë dhe herë pas here vishuni me rroba me ngjyra të gjalla. E kuqja të bënë të ndihesh i fortë, e verdha ta ngrit humorin,derisa të shkoni në punë dëgjoni muzikë të mirë për të ardhur në qejf. Mbi tavolinën e punës mbani gjithmonë lule të freskëta.

19. Stresi i përhershëm. Puna, kolegët, familja, obligimet ju kanë dalë mbi kokë. Qetësohuni pak, uluni te dritarja e hapur dhe me buzë të mbyllura në mënyrë të kontrolluar thithni ajrin , pastaj ngadalë atë ajër e lëshoni duke i hapur buzët në mënyrë të lehtë.

20. Lëkura e verdhë. Doni të dilni në një fundjavë pas motit të ftohtë, nuk dini se si, pasi që lëkura juaj është shumë e bardhë si qumështi, pasi që nuk dëshironi të dukeni si e sëmurë vendosni pak krem për ndryshim të tonit. Ka preparate shumë të suksesshme në formë të sprejeve që rregullojnë çdo pjesë të lëkurës suaj të trupit.

21. Thonjtë e thyer. Nëse i keni thonjtë që thyhen lehtë, patjetër ndërpriteni lyerjen me manikyr, pasi manikyri i dëmton thonjtë dhe largon yndyrën e tyre duke i dobësuar. Patjetër disa ditë i lyeni duart me vaj ulliri dhe bëni banjë me parafinë.

22. Duart e dëmtuara. Duart kanë nevojë për trajtim sikurse fytyra. Duke i larë duart me sapun dhe me detergjente jo të mira, shpesh herë e humbasin elasticitetin e tyre dhe për këtë arsye duhet t’i lyeni brenda dite disa herë me kremra të cilat e bëjnë rigjenerimin natyral. Nganjëherë mund të bëni një lyerje të duarve një herë ne javë, ku pasi t’i lyeni duart, futini në dorëza flini me to.

23. Rrudhat në gjoks. Në mëngjes pjesën e zbuluar e spërkatni me ujë të ftohët dhe pastaj e lyeni me një krem hidrant nga lartë-poshtë.

24. Zgjimi i vonshëm. Nëse zgjoheni vonë mos kërceni nga krevati, mblidhe veten, hapeni dritaren dhe shijo ajrin e pastër, lëshoni një muzikë e cila do t’ju zgjojë kënaqësinë, bëni një dush me ujë të ftohtë, pastaj të nxehtë, me një xhel për dush të përbërë nga qumështi, kjo ju kursen kohën .

25. Këmbët e lodhura. Nëse ju kalon tërë dita në këmbë, atëherë kujdesuni për këmbët tuaja, pastrojini, patjetër lyeni me xhel për vena dhe së paku kur të uleni mbani këmbët lart.

26. Thembrat që dhëmbin. Nëse keni qëndruar me këpucë me taka të larta është normale se do ju dhëmbin thembrat. Kur të shkoni në shtëpi, zbathuni, pastroni këmbët me ujë të vakët dhe me një grusht kripë, kërko nga dikush që t’u bëjë masazh thembrave, do të përmirësohen pas 10 min dhe pas kësaj lyeni thembrat me krem.

27. Kaplimi i djersitjes. Papritmas ju mbulon djersa, nëse ky çrregullim nuk është hormonal, shkaktar mundë të jetë kafeja e cila e detyron trupin të lëshoj djersë të madhe. Si ndihmë e parë mund t’i freskoni sqetullat me ujë, me deodorante ose me farsoleta freskuese.

28. Flokët e dobët. Perdorni shampo specifike per forcimin e flokeve. Në flokë vendosni pak shkumë dhe vendosni bigodinat e medhaja, i thani me tharëse. Flokët do të dukën të shëndosha dhe të gjalla.

29. Flokët e çara në fund. Më së miri është t’i preni majat e flokëve, t’i lyeni me vaj selikoni i cili i forcon majat dhe e kthen shkëlqimin e tyre.

30. Floku pa shkëlqim. Pasi t’i keni larë flokët, i shpërlani me uthull molle dhe ujë mineral, në fund i spërkatni me sprajt.

31. Floku i yndyrshëm. Keni flokë të yndyrshëm dhe nuk keni kohë t’i pastroni, atëherë vëni në kokë shampo për flokë të thatë, i bëni masazh kokës dhe e largoni me anë të fërkimit si dhe me anë të krëhrit.

32. Flokë të drejtë. Nëse keni flokë të shkurtë, me xhel do t’i ngitni me gishtërinj lartë, do të dukën më të gjata.

33. Lodhja. Ndricojeni vendin ku rrini, ndizni një shkop aromatik, shtrihuni dhe fantazoni se keni udhëtuar në një vend që nuk e njihni, mendoni për pallate, plazhe të mira dhe kënaqësi tjera, 10 min fantazi dhe mendime pozitive do t’ju kthejë në një ditë të mbarë dhe të suksesshme.

34. Nuk je në formë. P.sh. ndersa jeni ne telefoni apo pritni në rradhe në bankë, shtrëngoni dhe lëshoni muskujt e prapmë të vitheve, derisa të punoni në kompjuter luani me muskujt e barkut.

35. Lodhje e plotë. Nëse doni të përmirësoheni bëni masazhin e duarve, merrni pak krem dhe bëni masazhin çdo gishti në drejtim të shuplakës së dorës, derisa të skuqet gishti si gjaku. Do të shihni se kjo kthen energjinë.