Smokey Eye Tutorial – Tualeti per syte smokey

Edhe pse vajzat më shume pelqejne nuancat e zeza, apo të hirta për këtë stil dramatik të grimit, ekspertët thonë se për sy ‘smokey’ mund të përdoren edhe disa ngjyra të tjera. Ja nje smokey eye tutorial i thjeshte per tu ndjekur. 

Hapi i parë:

Përdor hije të ndritshme nga skaji i qepallave deri te vetullat. Përdore gishtin apo furcën për vënien e kësaj hijeje.

Hapi i dytë:

Pastaj vendose hijen nga qepallat lart, në tërë kapakun e syve, por jo në pjesën kah vetullave. Pas kësaj, me gisht preke këtë hije të errët dhe pjesën kah vetullave. Këtë duhet ta bësh tepër ngadalë, që më shumë të duket si e lyer, sesa një shtresë e trashë.

Hapi i tretë:

Tani mund të përdorësh shkopin e pastër për pastrim të veshëve. Me anë të këtij shkopi vendos pak hije të errët në pjesën e epërme të syve, pra nga kapaku në linjën nën sy, nën qepallat e poshtme.

Hapi i katërt:

Vendose lapsin e syve. Nëse dëshiron të kesh një pamje më dramatike, përdore lapsin edhe në vijën e sipërme, sikur në vijën e poshtme të qepallave. Për një pamje më pak dramatike, këtë bëje vetëm me linjën e sipërme të qepallave.

Hapi i pestë:

Pas kësaj vendose edhe maskarën. Nëse je e zonja në vendosjen e qerpikëve artificiale, mundesh ta provosh edhe këtë, për një pamje edhe më dramatike
Nëse dëshiron që sytë e tu të duken më të mëdhenj dhe më të hapur, nga ana e brendshme e syve (deri te hunda) shto pak hije të bardhë dhe lyeje. Të njëjtën gjë mund ta bësh edhe nga ana e jashtme e syve, kah vetullave – efekti është i njëjtë. Nëse ke “smokey eyes”, buzët le të jenë pa grim, apo përdor vetëm hije të tejdukshme, meqë ky është kombinimi më i mirë. Maskara le të jetë e errët – e zezë, ngjyrë kafe, e kaltër e errët apo ngjyrë vjollcë e errët, e cila është ideale për vajzat me sy të gjelbër. Disa nga kombinimet e mira për “smokey eyes” janë – e arta me ngjyrën vjollcë të errët, ngjyra e shampanjës me të kaltrën e erret, apo ngjyra e pjeshkës me të gjelbrën.

 

Per nje smokey eye perfekt duhet gjithashtu te kemi kujdes dhe te zgjedhim produkte te cilat zgjasin gjate dhe jane rezistente ndaj ujit. Peneli i syve, rimeli dhe lapsi i syve i firmes Ingrid japin nje rezultat te shkelquer qe zgjat dhe mban intensitetin e ngjyrave gjate gjithe kohes.